Dua Lipa festoi suksesin e koncertit të saj në Londër, duke u shfaqur në ‘Chiltern Firehouse’ të Londrës pas spektaklit në O2.
Këngëtarja me origjinë shqiptare mahniti me një kostum rozë teksa po shkonte në festë ku kaloi disa orë me miqtë dhe familjen e saj.
Dua provokoi në rrjetet sociale duke publikuar një foto ku një shoqe e prekte te gjoksi, në fotot e tyre ajo shfaqej sensuae me miqtë e saj, të motrën e nuk kurseu detaje nga darka siç ishte edhe tavolina.
Kostumi i saj përbëhej nga pantallonat me bel të lartë, një crop top dhe xhaketë oversize, look-un Dua e plotësoi me një palë taka të larta me platformë dhe një çantë të vogël gjithashtu rozë, Dua kishte bërë dy gërsheta të vogla në pjesën e përparme të flokëve, një model shumë i famshëm kohët e fundit.