Rozë

(Foto) E mbajti të fshehtë shtatzaninë dhe u bë me djalë/ Ja kush është burri i Shkurte Gashit

Këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell në jetë një djalë, por vetë këngëtarja nuk ka reaguar asnjëherë në lidhje me lajmin e shtatzënisë e aq më pak për lindjen e saj.

Edhe këtë herë, ajo është treguar e rezervuar për jetën e saj private dhe siç duket edhe këtë moment të rëndësishëm ka menduar ta mbajë të fshehtë.

Gjithashtu, Shkurtja ka mbajtur larg mediave edhe partnerin e saj. Mirëpo, duket se së fundmi është arritur në gjurmët e tij. Shkak është bërë një repost i Lum Salihut, djalit të këngëtares Shyhrete Behluli, që ka uruar ardhjen në jetë të Malit, djalit të Shkurtes.

Personi që ka ndarë buqetën në InstaStory është pikërisht partneri i këngëtares i cili quhet Albert, konfirmon Prive.

FOTO/ Mbajti të fshehtë shtatzëninë dhe lindjen, ja kush është partneri i Shkurte Gashit

MË TË LEXUARAT

To Top