Rozë

(Foto) E papritur, këngëtarja e njohur rrëzohet nga karrigia/ Dalin detajet, ja pse ndodhi

Këngëtares, Katy Perry i ka ndodhur një e papritur gjatë transmetimit live të programit “American Idol”. Ajo u rrëzua nga karrigia teksa kishte veshur një kostum të sirenës së famshme të filmave vizatimorë, Ariel.

37-vjeçarja kishte probleme me ecjen për shkak të kostumit të ngushtë, për këtë arsye ajo është ndihmuar nga kolegët e tjerë Lionel Richie, Luke Bryan dhe Ryan Seacrest.

Në një moment, moderatori filloi të prezantojë garuesin e parë, por u ndërpre në mes nga një zhurmë. Pak çaste më pas kamera tregoi Katyn të rrëzuar me bishtin e saj të sirenës të ngritur në ajër.

Pas kësaj, publiku shpërtheu me brohoritma mbështetëse për Katyn, e cila filloi të buzëqeshte teksa kolegët e ndihmonin të ngrihej.


MË TË LEXUARAT

To Top