Klaudia Pepa prej vitesh e ka ndërtuar karrierën e saj në Itali, por sa i përket jetës së saj private ajo nuk ka preferuar të ndajë informacione me publikun. Megjithatë e ftuar “Në Kurthin e Piter Pan”, balerina zbuloi diçka më shumë.
Ajo tregoi se ka një partner, por duke mos dhënë më shumë detaje. “A ka të reja nga jeta private?”, ishte pyetja që iu drejtua Klaudia Pepës.
“Epo, një shok e kam edhe unë”, u përgjigj balerina shkurt. Postimet romantike të saj në rrjete sociale kanë ngritur shpesh dyshimet se mund të jetë duke jetuar një histori të bukur dashurie.