Kryeministri Edi Rama ka shëtitur nëpër Tiranë me djaline tij, ndërkohë që kryeqyteti është në atmosferë festive për shkak të festave të fundvitit.
Se fundmi, në Facebook, ka ndarë një foto me djalin e tij të vogël Zahon, ku shfaqen ulur në një slitë dhe në sfond ndodhet pema e Krishtlindjeve.
Duke nisur nga viti i ardhshëm, qeveria Rama do të nisë projektin për të diferencuar pagat e pedagogëve. Kjo është bërë e ditur nga kryeministri Edi Rama i cili foli gjatë ceremonisë së 65-vjetorit të Universitetit të Tiranës.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se për rritjen e pagave të pedagogëve të dalluar do të kontribuojë edhe qeveria, por edhe vetë Universiteti.
“Një nga elementët që po përgatisim është që të diferencojmë pagat, pra kontributet nga ana e qeverisë nga buxheti, për të vlerësuar cilësinë për ata që japin më shumë. Për t’i dhënë fund uniformalitetit financiar.
Që nga viti i ardhshëm do japim një shembull. Do kemi një kontribut nga ana jonë për rritje të pagave. Kjo rritje nuk do të jetë uniformë. Do i lëmë hapsirë UT dhe Universitetit të Mjekësisë, për të përdorur më shumë nga fondi i tyre nëse do të duan të rrisin pagat”, tha Rama.