Rozë

(Foto) I jep fund beqarisë, martohet këngëtari shqiptar

Këngëtari Albi Xhepa ka kurorëzuar në martesë dashurinë me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, Fabiolën. Çifti nuk kanë bërë një dasmë të madhe tradicionale, por kurorëzimin e lidhjes së tyre disa vjeçare, e kanë bërë me një rreth të ngushtë në një darkë private.

Vetë Albi publikoi disa foto e video nga martesa duke falenderuar edhe miqtë për urimet.

Albi Xhepa është këngëtar i njohur nga Gjakova. Në vitin 2010, ai u shpall fitues në Star Academy Albania 5. Ai ka marrë pjesë në “Kënga Magjike 2010”, në “Festivalin e 49-të në RTSH”, në “The Voice Of Albania 3”, në “Top Fest 12” dhe vitet e fundit ka qenë aktiv me koncerte.

MË TË LEXUARAT

To Top