Rozë

(Foto) I lejohen vetëm katër vizita në muaj/ Ky është bürgu ku do të qëndrojë 4 vite ish-ministri Tahiri

Drejtoria e Përgjithshme e Bur gjeve ka vendosur, këtë të mërkurë, që ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ta kryejë dën imin në burgun e Fierit.

Ky institucion penitenciar është i sigurisë së zakonshme dhe është realizuar në kuadër të programit IPA 2007-2010. Punimet për zbatimin e këtij projekti kanë filluar në shkurt 2011 dhe kanë përfunduar në dhjetor 2014. Ky projekt kishte një vlerë ndërtimi prej 14,3 milionë € dhe vlerë mobilimi 1,7 milionë €.

Kapaciteti është 600 të burgosur dhe 180 të paraburgosur, sipas një njoftimi në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Në këtë b urg, ish-ministrit të Brendshëm, do t’i lejohet të ketë vetëm 4 vizita në muaj. Orari i vizitave për familjarët është nga e hëna në të premte, ora 08:30 – 15:00.

Sipas njoftimit në faqen e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, aty zhvillohen aktivitete social- kulturore të shumëllojshme, aktivitete sportive në mjedise të posaçme të konceptuara për këtë qëllim, si dhe ushtrohen aktivitete fetare, sipas llojit të besimit.

MË TË LEXUARAT

To Top