Rozë

(Foto) I tha të gjitha përballë Arditit, Juliana Pasha: U dashurova me një burrë 10 vite më të madh, ai ishte i divorcuar ka dhe një vajzë

Këngëtarja e njohur Juliana Pasha ka qenë e ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare e cila ka folur më gjatë për jetën e saj profesionale dhe private.

E dini si e ka emrin e vërtetë Juliana Pasha?

Ajo ka ndarë me publikun edhe historinë se si është njohur me bashkëshortin e saj Altinin të cilin e dashuron shumë.

Ardit Gjebrea: Si u njohe me Altinin?

Juliana Pasha: U dashurova me shikim të parë.

Ardit Gjebrea: Nga kitara?

Juliana Pasha: Po sigurisht. Sapo e dëgjova të luante në kitarë, më bëri për vete tingulli i tij, u dashurova menjëherë me të realisht.

Ardit Gjebrea: Në çfarë faze të jetës ishit kur u njohët bashkë.

Juliana Pasha: Ishte momenti kur unë për herë të parë vendosa që të këndoja live në netët e ndryshme në Tiranë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe?

Juliana Pasha: 19 vjeç. Altini mu prezantua me Saimir Brahon atëherë, erdhën në shtëpi më morën. Më kishin dëgjuar diku në një koncert në Burrel. U prezantova me ta, vajta bëra një provë dhe pikërisht për herë të parë dëgjoj Altinin duke luajtur në kitarë. U dashurova me të, sigurisht që pati një periudhë të gjatë kohe pa i thënë diçka njëri-tjetrit, por edhe Altini më ka thënë më vonë që në momentin që më dëgjoi mua duke kënduar, u dashurua me zërin dhe me mua.

Ardit Gjebrea: Altini vinte nga një divorc.

Juliana Pasha: Po është e vërtetë, unë e kam marrë vesh pasi jam lidhur me të. Në periudhën që punonim bashkë nuk e dija. Nuk është se bënim në muhabetet në grup, muhabetet familjare. Unë me Altinin jemi lidhur një vit pasi kemi njohur njëri-tjetrin.

Ardit Gjebrea: Kur e more vesh?

Juliana Pasha: Ditën që jemi ulur në tavolinë për herë të parë, në takimin e parë. Unë i thoja historitë e mia, ai më thoshte të tija. Aty e mësova për herë të parë, fillimisht u befasova pak sepse nuk më kishte rastisur një gjë e tillë, por pastaj duke e njohur Altinin, duke e dashur fort e anashkalova dhe nuk e mendova më atë fakt.

Ardit Gjebrea: Si mund të ndihet një princeshë e dashuruar me princin e vet, kur merr vesh që princi ka dy princesha, një ish në jetën e vetë edhe një tjetër që është vajza e tij.

Juliana Pasha: Sigurisht që kishte ato momentet e dyshimit në veten time duke qenë edhe e vogël pasi ne kemi një diferencë 10-vjeçare me njëri-tjetrin, por kur e kam njohur Odesën aty pastaj mu larguan të gjitha dyshimet realisht.

Ardit Gjebrea: Odesa të do fort?

Juliana Pasha: Odesa më do jashtë mase dhe unë që në momentin që e kam njohur Odesën e kam dashur si vajzën time. Në fëmijërinë time e kam menduar gjithmonë që kur të martohesha do kisha fëmijë, do krijoja një familje të madhe, gatimin e mësova për këtë arsye që kur të bëhesha gjyshe t’i gatuaja nipërve dhe mbesave, tjetër gjë se si kanë ardhur gjërat, por kur e kam njohur Odesën, kam kaluar me të shumë kohë sepse Altini ishte në punë dhe unë kaloja pjesën më të madhe të ditës me të dhe realisht e dua shumë.

Juliana Pasha: “Odessa, emri i vajzës 15-vjeçare të tim shoqi”

Pas 12 vitesh martesë dhe pa fëmijë, Juliana Pasha tregon sikletin më të madh – Kids' Time

MË TË LEXUARAT

To Top