Një pjesë e madhe e banorëve të Big Brother VIP kanë praktikuar ritet fetare brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Arjola, Sabiani dhe Elhaidi ishin vetëm disa nga banorët që janë falur disa herë brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Madje një debat i ashpër për këtë ritual ndodhi mes Antonelës dhe Arjolës, pasi kjo e fundit e akuzoi se ia kishte prishur të falurën pasi i kishte kaluar para dhe kishte bërtitur.
Por, duket se gjërat janë më ndryshe nga që duken! Me një veprim të fundit, Arjola Demiri ka habitur publikun, derisa po prap gjatë një debati të ashpër me Antonelën, banorja e Big Brother VIP shfaqet kësaj radhe me një varëse e cila mban një kryq në të.