Rozë

(Foto) Jonida Maliqi uron të motrën për datëlindje, ja sa shumë ngjanë

Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi ka treguar gjithmonë që është shumë e lidhur me familjen e saj, veçanërisht me të motrën.

Kjo e fundit feston ditëlindjen dhe nuk kishte se si artistja mos t’i bënte një urim publikisht. Jonida ka postuar në Instagram një foto të së motrës, e cila jeton në Greqi dhe i ka bashkangjitur disa fjalë tepër të ndjera.

“Kështu qofsh përherë e bukura ime, e qeshur dhe e realizuar Vitet ikin por ti ke stopuar në rini të përjetshme sepse energjia jote nuk shteron kurrë.

Të dua shumë dhe më mungon pa masë.U bëfsh 100 vjeç motër!”, ka shkruar Maliqi krahas imazhit.

Kujtojmë që motrat ndonëse kanë një diferencë të madhe në moshë, kanë marrëdhënie shumë të ngushtë me njëra-tjetrën.

MË TË LEXUARAT

To Top