Rozë

(Foto) Ka akoma që mbajnë zi për Mbretëreshën Elizabeth, po dy mbesat shkojnë në ‘Javën e Modës’

Ndërsa Britania e Madhe është prej ditësh në z i për vde kjen e Mbretëreshës Elizabeth II, mbesat binjake të Princeshës Diana, Lady Amelia dhe Lady Eliza Spencer, janë parë në shfaqjen e David Koma SS23 gjatë Javës së Modës në Londër.

Meet the Spencer Twins: An Interview with Eliza and Amelia Spencer

Binjaket 29 vjeçare, ndoqën ngjarjen e zhvilluar të dielën mbrëma (një ditë para funeralit të monarkes, që po mbahet sot), të veshura me fustane të shkurtër që tërhoqën vëmendje.

Amelia u dallua nga turma teksa kishte veshur një fustan të bardhë. Fustani kishte një hapje të madhe në gj oks, të dekoruar me pupla rozë. Bukuroshja kompletoi veshjen me një palë taka ari, ndërsa flokët i kishte kapur bisht.

Ndërkohë binjakja e saj Eliza dukej mjaft në formë me një fustan të zi të shkurtër me panele rrjetë, i cili kishte njërën mëngë. Ashtu si motra e saj, Eliza, i kishte kapur flokët në një bisht elegant dhe i mbante gjërat e saj në një çantë të zezë.

Princess Diana's Nieces Lady Amelia and Lady Eliza Made Their Cannes Film  Festival Debut | Marie Claire

MË TË LEXUARAT

To Top