Xhensila Myrtezaj feston sonte 30-vjetorin e lindjes. Këngëtarja ka mbledhur të gjithë njerëzit e dashur, miqtë e bashkëpunëtorët në një festë mbrëmjen e sotme.
Mes të ftuarve janë dhe shumë personazhe të njohur që kanë publikuar edhe fotot e videot nga festa.
Xhensila shihet e veshur me një fustan të kuq të gjatë me kurrizin zbuluar dhe me trëndafila në njërin krah. Look-un kaq elegant, këngëtarja e ka kombinuar me flokët e kapur topuz.
“Falenderoj çdo njeri që ka hedhur një lule në rrugëtimin tim. Ju bekoftë Zoti të gjithëve”, tha Xhensila gjatë festës.
Të ftuarit janë argëtuar nën ritmet e disa prej hiteve të Xhensilës dhe kanë kënduar gjithashtu edhe Altin Shira, Klajdi e Bruno.