Ajo është një nga këngëtaret më të mira të muzikës popullore të Shqipërisë së Jugut. këngët e saj janë shëndërruar në hite dhe gjithë kohës e ke në koncerte kudo ku ka shqiptarë.E kemi fjalën për këngëtaren e muzikës popullore Mariola Kaçani, e cila ka ndarë për ndjekësit e saj një lajm shumë të bukur. Mariola së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.
Ajo e ka zbuluar vetë lajmin përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ka uruar partnerin për ditëlindje. Këngëtarja ka ndarë një foto, ku shihet bashkë me partnerin që mbajnë duart te barku i rrumbullakosur.Mariola publikon foton e ëmbël, do të bëhet nënë për herë të parë“Edhe 100 të tjera zemër. Të uroj shëndet e vetëm lumturi pranë nesh.
Gëzuar ditëlindjen babi Aldo. Të duam shumë shumë”, shkruan këngëtarja Mariola Kacani.Kujtojmë që në një intervistë që dha më parë në Abc e pasdites, Mariola tha se dashuria e madhe që ka ndjerë për mbesën e saj, Marina, ia ka shtuar dëshirën që të bëhet nënë.Mariola prej vitesh shkon në koncerte live në Greqi, Itali por edhe në vende të tjera të Europës, atje ku dashuria për atdheun dhe malli është më i lart sesa në Shqipëri.