Fotografi i njohur David Guerrero, e bazon punën e tij në New York, dhe pjesë të saj ka bërë gjithashtu ndalimin e njerëzve të zakonshëm në rrugë, të cilët përmes fotove të realizuara aty për aty, i kthen në “yje” të vërtetë.
Guerrero i cili numëron miliona klikime në videot artistike dhe portretet që realizon. Së fundi, rastësisht, ai takoi një vajzë shqiptare që po kalonte në rrugë.
Ai e ndaloi, dhe mësoi se ajo quhej Fjolla Arifi. “Një prej emrave më të mirë që kam rastisur”, u shpreh David.