Siç dihet puthja në buzë tek fëmijët nuk është e preferueshme, këtë e thonë edhe psikologët e specialistët. Në radhë të parë është në pyetje shëndeti shkaku i infeksioneve të mundshme që mund të barten e në radhë të dytë nuk konsiderohet edukative.
Por koha moderne sikur po i shkel këto parime, ka prindër që dashurinë e shprehin tek fëmijët duke shkëmbyer puthje në buzë, e dikush madje sot po i mëson këtë metodë edhe mes vëllezërve e motrave.
Tek sa po festohet dita ndërkombëtare e fëmijëve, kunata e motrave Mustafa, Medina postoi një imazh të dy fëmijëve të saj në ditën e tyre.
Por vëmendja ra pikërisht në pozën e tyre. Si ua mësoi e lejoi këtë pozë fëmijëve, a nuk është pak sa e tepruar? Ta shikosh më të bukur po që janë këto pozat tjera apo jo?