Rozë

(Foto) Ky është dhëndëri i Eli Farës, vajza Marina i paska shkuar nuse në Shkodër dhe qenka biznesmen





Marina Fara po shijon historinë e saj të dashurisë me biznesmenin shkodran. Prej pak kohësh çifti ka zyrtarizuar këtë marrëdhënie dhe tashmë nuk i fshihen më syrit të publikut. Ajo dhe Alis, janë duke shijuar disa ditë të nxehta në Dubai.

Marina Fara fejohet zyrtarisht me biznesmenin nga Shkodra, detajet e njohjes së tyre

Ka qenë vetë vajza e Eli Farës që ka publikuar foto nga pushimet e tyre. Ashtu si jemi mësuar ta shikojmë, ajo nuk i ka kursyer pozat ‘ho t’.

Por, ndryshe nga herët e tjera, ajo s’i ka kursyer edhe pozat me partnerin. Duket se marrëdhënia mes të dyve është drejt kurorëzimit. Madje çifti ka planifikuar dasmën, e cila do të mbahet sipas traditave, po në Shkodër. Çifti është njohur mes miqve të përbashkët dhe tashmë Marina është prezantuar si “nusja në Shkodër” e familjarëve të Alis. Por kush është djaloshi që ka fituar zemrën e bukuroshes? Alis Hysa, vëllai i ish-kampionit të boksit Nelson Hysa.

'Nuse në Shkodër', Marina Fara zyrtarizon lidhjen në Dubai me biznesmenin





MË TË LEXUARAT

To Top