Me foton plot dashuri së bashku me Kroin dhe më të voglën e familjes, Zabel, moderatorja Bieta Sulo ka treguar se tashmë është bërë teze për herë të parë.
Ajo ka publikuar në llogarinë e saj një moment ku shihet se Kroi po i dhuron një puthje motrës së tij, duke treguar njëherazi se emri i vogëlushes ka qenë një zgjedhje e Bietës, duke vazhduar traditën e emrave shqiptarë.
“Kroi & Zabel dhe une, zyrtarisht teze e lumtur me te ne kete bote dhe e kenaqur qe propozimi i tezes u perzgjodh nga prinderit. Zabel, nje emer shqiptar, motra e Kroi-t… s’mund te ishin me te kombinuar se kaq ”, ka shkruar Sulo në postimin e fundit në rrjetet sociale ku menjëherë kanë nisur urimet e shumta nga ndjekësit e saj.