Leximi

(Foto magjike) Foshnja e porsalindur nuk largohet nga fytyra e nënës: Ia ndjen shpirti

Kjo lidhje e menjëhershme emocionale mes një vajze të posalindur dhe nënës së saj tronditi edhe stafin mjekësor që ndihmoi në lindjen e foshnjes.

Për fat të mirë gjithçka është filmuar, duke i lejuar të gjithë ta shohin këtë moment të veçantë.

Në spitalin Santa Monica në Brazil, Agata Ribeiro Coelho u njoh me mamanë e saj pasi u bë pjesë e kësaj bote. Ajo menjëherë u ngjit në fytyrën e saj dhe nuk pranoi të lirohet, duke gjetur ngushëllim në praninë e nënës së saj, përcjell lajmi.net

”Ishte moment i pabesueshëm kur vajza ime më përqafoi për herë të parë” tregon e ëma Brenda.

“Ekipi mjekësor ishte i mrekullueshëm dhe të gjithë u habitën vërtetë që ajo veproi në këtë mënyrë, ata nuk mund të besonin se sa e dashur ishte me mua,” shton ajo.

MË TË LEXUARAT

To Top