Renato Malota, mbrojtësi lezhjan i Egnatias i ka dhënë fund beqarisë në moshën 30-vjeçare. Ai ka kurorëzuar dashurinë e tij me partneren Gladiola Deda në Maldive.
Ka qenë çifti që ka ndarë lajmin me ndjekësit në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar dhe urimet e shumta në këtë ditë speciale.
“Dashuria fillon në një moment, rritet me kalimin e kohës dhe zgjat përjetësisht”, ka shkruar çifti në Instagram.