“Big brother VIP Albania” është Reality TV Show që ka arritur të kthehet në emisionin më të ndjekur, duke kaluar pritshmëritë e klikimeve dhe popullaritetit në të gjithë trevat shqiptare. Tashmë, të gjithë shqiptarët janë përfshirë në çdo dramë dhe ndodhi brenda shtëpisë, duke na mbajtur për orë të tëra pas ekranit.
Herë pas here, gjatë “Big Brother VIP”, komentohet pamja apo look-u i banorëve. Por a e dini si dukenin banoret e shtëpisë më të famshme në Shqipëri para ndërhyrjeve estetike të tyre?
Beatrix Ramosaj Një nga banoret më të komentuara momentalisht në “Big Brother VIP” është Beatrix Ramosaj dhe ndjekësit janë futur në kërkime për të parë si dukej ajo para operacioneve plastike. Këngëtarja ka folur hapur për ndërhyrjet që ka bërë dhe në një bisedë me banorët e tjerë ka treguar se ka bërë operacion për të zmadhuar gjok*in.
Arjola Demiri Nëna e tre fëmijëve dhe ish-Miss-i, njihet gjerësisht si e bukura e Tropojës. Një video që së fundmi është bërë virale në rrjet tregon se aktorja ka kryer operacion plastik dhe ajo që vihet re më shumë është ndryshimi i hundës. Intervista e aktores është bërë 6 vite më parë, kur emri i saj nuk ishte aq publik sa sot.
Semi Jaupaj Pas hyrjes në “BB VIP”, Semi është komentuar shumë shpesh edhe për paraqitjen e saj në televizion dhe në rrjetet sociale. Së fundmi, janë publikuar disa fotografi të saj para ndërhyrjeve estetike.
Antonela Berisha 25-vjeçarja Antonela Berisha ishte një ndër konkurrentet më të komentuara në “Përputhen” dhe aktualisht është një nga banoret më të përfolura në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Në një puntatë të “Përputhen”, Antonela ka pranuar publikisht se ka të bërë hundën.