Arbana Osmani e nisi rrugëtimin e saj në gazetari me punën në Top Albania Radio, më pas u bë pjesë e televizionit, ku ka drejtuar programe shumë të suksesshme, ashtu si dhe aktualisht me “Big Brother VIP”.
Shtëpia e saj televizive mbush 20 vjeç, dhe Arbana ka kujtuar përmes fotove, vitet e saj të punës. Që nga Top Albania, tek “Top Fest”e “Big Brother”, Arbana ka ndarë foto të vjetra e të rralla, me miqtë e kolegët e saj, Rudina Xhungën, Ledion Liçon, Adi Krastën etj.
E sigurisht ka ndryshuar shumë edhe në pamjen e jashtme. “20 vjet punë, pasion, shoqëri dhe kujtime të bukura”, shkruan Arbana krahas albumit me foto në Instagram.
Këtë sezon, Arbana moderon “Big Brother Albania”, që u rikthye pas disa vitesh pauzë, në një edicion të veçantë, me personazhe të njohur. SHIKO FOTOT
Reality show ka filluar në tetor, por shumë shpejt ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve duke u bërë kryefjala e çdo bisede tavoline, apo edhe e titujve të revistave rozë! A e dini që termi më i kërkuar në google gjatë 2021 nga shqiptarët është “Big Brother Vip”?
Lajmin e ka bërë me dije moderatorja e emisionit, Arbana Osmani përmes Instagram. “Big Brother VIP është termi më i kërkuar nga shqiptarët në Google për vitin 2021. Dhe të mendosh që nisëm në tetor”, shkruan ajo.