Soni Malaj ka qenë një nga ato personazhe të njohur që nuk ka dashur ta ekspozojë vajzën e saj Anna. Në të gjitha fotot e publikuara deri tani, vajza ka qenë me shpinë dhe nuk i është dukur asnjëherë fytyra.
Por më në fund Soni ka publikuar sot një foto ku Annës, tashmë 10 vjeç i duket fytyra. Ajo ka uruar këngëtaren Aurela Gaçe për ditëlindjen, duke publikuar foton e vajzës së saj me Grace, vajzën e Aurelës.
Vogëlushja ka trashëguar tiparet e bukura nga genet e mamit dhe babit, por duhet të themi se ka një ngjashmëri të theksuar me Sonin.
Anna është vajza e këngëtares që erdhi në jetë nga lidhja e saj me balerinin italian Mirko. Çifti u nda pak kohë pas lindjes së vajzës, por raporti i tyre duket se është mjaft i mirë, pasi shpesh i komentojnë njëri tjetrit në rrjetet sociale.