Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani ka bërë një ndryshim në ‘look’.
Ajo ka prerë flokët dhe i ka lyer në ngjyrë më të errët. Ka qenë moderatorja që ka ndarë një foto në Instagram, ku shfaqet me të birin në pritje të një udhëtimi. Mesa duket, kishte ardhur koha që Osmani të ndryshonte, para se të bëhet nënë për herë të tretë.
Kujtojmë që ajo lajmin e ëmbël se është shtatzënë e zbuloi gjatë finales së madhe të “Big Brother VIP”.