Lajme

(Foto) Në pritje të fëmijës së parë/ Ja kush ministre shqiptare është shtatzënë

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali është shtatzënë për herëtë parë. Kolegët dhe miqtë e afërt të saj, kanë konfirmuar se Bilali është në pritje të fëmijës së parë.

33 vjeçarja dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur ta mbajnë privat lajmin, por tashmë të afërmit e kanë marrë lajmin e bukur dhe kanë nisur ta urojnë çiftin. Edhe vetë Edona Bilali ka vendosur ta mbajë të fshehtë dhe për disa kohë këtë lajm.

Ajo është shfaqur në punimet e Kuvendit me fustane të gjerë për të mbuluar sadopak barkun e rrumbullakosur. Aktualisht ministrja është në mesin e shtatzënisë dhe me siguri e ka marrë vesh dhe gjininë e bebit, por ne duhet të presim dhe pak për këtë.

Edona Bilali është ndër ministret më të reja në Qeverinë Rama 3. Ajo u katapultua në politikë si drejtuese e PS në Shkodër, për zgjedhjet e 25 prillit, dhe më pas kur socialistët siguruan dhe mandatin e tretë, Edi Rama i besoi Bilalit një post në kabinetin e tij.

MË TË LEXUARAT

To Top