Lajme

(Foto) Njihet si fshati magjik/ Ja ku ndodhet një nga vendet më të bukur në botë

Një nga fshatrat e vetëm që është në pronësi private në Mbretërinë e Bashkuar, piktoresk, vetëm për këmbësorë, Clovelly ka frymëzuar shumë artistë dhe shkrimtarë.

Fshati Clovelly, i vendosur në bregun e Devon në Anglinë Jugperëndimore, nuk është një fshat i zakonshëm bregdetar.

E para është se mënyra e vetme për të hyrë atej është përmes qedrës së vizitorëve, i cila ka një tarifë prej 8.50 paund.

E dyta është i vendosur të një territur mjaft i pjerrët. Fshati është i gjithi i shtruar me kalldrëm, me rrugët që kalojnë nëpër vilat dhe deri në portin e Clovelly-t, 120 metra më poshtë, ku fshati bën edhe furnizimet.

Fshati është përshtatur me kohet moderne, duket ruajtur ende ritmen e së shkuarës.

Edhe sot, nuk ka ende asnjë makinë në Clovelly, nuk ka zhurmë trafiku, nuk ka ndotje. Në vend të këtyre, ka korsi me kalldrëm, vila të zbardhura, varka të vogla, bletë dhe flutura që ushqehen me lule dhe pothuajse kudo, tinguj, erëra dhe pamjet e Antlantikut.

MË TË LEXUARAT

To Top