Leximi

(Foto) Nuk ka thënë kot i pari/ Dashuria e nënës mund çdo gjë, shikoni si kujdeset rosa për 47 të vegjël dhe i ruan të gjithë





Një familje e pabesueshme rosash e përbërë prej dy prindërve dhe 47 vogjve të tyre por bëhet e famshme në Kanada, që prej raportimeve në rrjetet sociale nga banori i zonës Mike Digout.

Që prej nisjes së punës nga shtëpia prej pandemise, Digout del shëtitje pranë brigjeve të lumit Saskatchewan pranë shtëpisë së tij në Saskatoon duke marrë me vete kameran për të fotografuar botën e e gër atje. Aty ai gjeti familjen e madhe të rosave.

“Isha duke dalë në bregun e lumit për të parë për lundërza. Sigurisht që aty ka edhe shumë aktivitet rosash, të cilat vijnë nga jugu dhe kërkojnë një vend për të bërë foletë e tyre. Nganjëherë është zbavitëse të shohësh rosat që l uf tojnë me njëra-tjetrën për vende foleje apo për të mbrojtur vezët”, thotë Digout.

Ai thotë se në maj pa zogjtë parë që kishin çelur nga vezët. “Kur janë të vegjël janë sa një top tenisi, kështu që nisa të bëj foto duke pritur të dilte ndonjë lundërz.”

Kështu një natë, duke qëndruar pranë bregut, ai pa një nënë rosë me një grup çuditërisht të madh zogjsh, të cilët një nga një futeshin nën krahët e saj për të fjetur gjatë natës. Atë natë ai numëroi 16 zogj që mbroheshin nën krahët e nënës.

“Unë u habita atë natë të shihja një nënë me 16 bebe, kështu që nisa të kthehesha çdo mbrëmje për ta parë, por grupi i tyre më dukej gjithnjë më i madh”, thotë Digout.

Ai tregon se kishte numëruar 25 zogj në një ditë, më pas 30, derisa më në fund kishte parë super-nënën rosë dhe shokun e saj që ndiqeshin nga 47 bebe.

Digout e kuptoi se kjo nënë vetëmo huese po kujdesej dhe për zogjtë e familjeve të tjera.

Fenomeni i prindërimit të zogjve në turmë në zonat urbane apo aty ku ka shumë çerdhe të vegjëlish. Tashmë familja e madhe i vë zogjtë të flenë me njëri-tjetrin ndërsa nëna vetëm i ruan. Digout thotë se kohët e fundit grupi gjigand është ndarë në tre pjesë, ndërsa super-nëna rosë po kujdeset për vetëm 25 bebe. Ajo do të vazhdojë t’i ruajë ata derisa të jenë të aftë të fluturojnë.





MË TË LEXUARAT

To Top