Lajme

(Foto) Pas zgjedhjes së Bajram Begajt President, kjo është Zonja e Parë e Shqipërisë

Bajram Begaj është tashmë presidenti i zgjedhur deri në 24 korrik, kur presidentit aktual Ilir Meta i mbaron mandati.Por me mbërritjen e Begajt në Presidencë, vendi do të ketë edhe Zonjën e Parë, një titull që i ka munguar Shqipërisë gjatë këtyre pesë viteve, për shkak se bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi është e angazhuar në politikë, në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Pas 5 vitesh, Shqipëria bëhet me Zonjë të Parë! Ja kush është bashkëshortja e Presidentit

Armanda Begaj është bashkëshortja e presidentit të zgjedhur. Ajo ka lindur në vitin 1968. Ka ushtruar disa funksione në administratën shtetërore si punonjëse, ku së fundmi ka qenë “IT” në Kontrollin e Lartë të Shtetit.Çifti Bajram dhe Armanda Begaj ka edhe dy djem. Sipas formularit të dekriminalizimit familja Begaj nuk ka jetuar asnjëherë jashtë shtetit.

Pas 5 vitesh, Shqipëria bëhet me Zonjë të Parë! Ja kush është bashkëshortja e PresidentitIsh-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.Gjeneralmajor Bajram Begaj ka lindur më datë 20 mars 1967, në Rrogozhinë.Në vitin 1989, gjeneralmajor Begaj ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998.

Bajram Begaj zgjidhet President i ri i Republikës së Shqipërisë - GazetaBlic

MË TË LEXUARAT

To Top