Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa pas përfundimit me sukses të “Sunny Hill Festival” në Kosovë është shpërngulur në Shqipëri.
Ajo ka drekuar së bashku me babain e saj, Dukagjin Lipën në restorantin e njohur në Lezhë, “Mrizi i Zanave”.
Këtë gjë e ka bërë me dije vetë restoranti përmes një postimi në rrjetet sociale. Dua ka pozuar me stafin dhe pronarin e restorantit.
“Frymëzimi dhe esenca e Dua Lipas që ka nevojë urgjente rinia Shqiptare! Është urgjente me kuptu që fama nuk arrihet me fjalë të pista , gangsta apo operacione plastike, silikon siç po ju mësojnë disa “vipa” vendas!!
Vlera është vetëm tek arti, shija, esenca e së bukurës, patriotizmi dhe mbi të gjitha familja siç na mëson Dua Lipa , Dukagjin Lipa me familjen.
Faleminderit me zemër që na preferuat Dua Lipa dhe Dukagjin Lipa” shkruhet në postimine faqes zyrtare te Mrizit te Zanave.