Dje ishte nata e parë e Festivalit të 61-të të Këngës në RTSH. Festivali këtë vit prezantohet nga Arbana Osmani. Moderatorja dukej si një Barbie e veshur e gjitha me rozë, teksa përmes një postimi në Instastory tregoi se po dridhej nga emocionet.
“Më thoni që është normale të dridhesh edhe pas 20 viteve në skenë”, shkruan Arbana.
13 artistë interpretuan në natën e parë, teksa krah moderatores Arbana Osmani është dhe aktorja e njohur Olta Daku.