Rozë

(Foto) Pushimet e Dua Lipës në Shqipëri po bëjnë xhiron e botës, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja





Dua Lipa po i tregon miliona ndjekësve në rrjetet sociale origjinën e saj, duke promovuar bukuritë e Shqipërisë, përmes fotove dhe videove.

Dua Lipa shfaqet mahnitëse nga jugu i Shqipërisë - Paper On Air

Prej ditësh, këngëtarja me famë botërore po pushon në jug të Shqipërisë, bashkë me familjen dhe partnerin e saj Anwar Hadid. Duket se artistja po i shijon momentet në bregdetin jonian, teksa nuk kanë munguar as vizitat në vendet historike, si Kalaja e Krujës dhe Parku Kombëtar i Butrintit.

Bukuria e Rivierës Shqiptare dhe aventurat e Duas kanë tërhequr vëmendjen e tabloidit britanik, Daily Mail. Pasi shkruan për pozat sensuale dhe veshjet me klas të 25-vjeçares, gazeta tregon për origjinën e artistes dhe vendodhjen e fotove.

Në një video të postuar në Instagram, ndërsa ia merr valles nën ritmet e këngëve popullore, Dua thotë se kjo është mënyra si i tregon të tjerëve origjinën e saj, pa qenë nevojë ta shpjegojë me fjalë.

Daily Mail, ndër të tjera kujton se këngëtarja e dhjetëra hiteve erdhi në Tiranë, për t’iu bashkuar nismës së bashkisë, Adopto një Kopsht”.

Ndërtimi i kopshtit numër 42 në kryeqytet do të financohet nga “Sunny Hill Foundation” .

foto galeri



MË TË LEXUARAT

To Top