Lori Hoxha është e bija e të ndjerit Dritan Hoxha, themeluesit dhe pronarit të gjigandit mediatik “Top Channel”. Lori, njihet si blogere, influencere dhe një vajzë që e dashuron botën e modës dhe udhëtimet.
Por, së fundi ajo ka nisur të merret edhe me televizionin, duke qenë e përfshirë drejtpërdrejtë në disa projekte, ku i fundit është “Big Brother Albania VIP”.
Lori ja ka dalë me sukses, ama vërehet që rrugëtimi i gjatë në këtë program e ka lodhur, e kjo duket edhe në këtë foto ku ajo shfaqet plotësisht ndryshe nga imazhi perfekt i Instagramit.