Rozë

(Foto) Sa shumë është rritur/ Orinda Huta tregon se sa shumë e pëlqen e bija, dëborën

Prej muajit korrik, moderatorja Orinda Huta po shijon periudhën më të bukur të jetës. Ajo është bërë nënë e një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Atara. Edhe herë pas here nuk nguron të ndajë momente të ndryshme në rrjetet sociale.

Së fundmi, Orinda ka treguar se e ka dërguar Atarën për herë të parë në një vend me dëborë. Madje, ka publikuar në Instagram disa foto shumë të ëmbla, të cilat kanë marrë shumë komente.

“O Atara ime! O dhurata me e bukur ever… Lavdi Perendise!”, ka shkruar moderatorja krahas fotove, të cilat kanë marrë majft komente pozitive.

Nga dita në ditë Atara rritet dhe mami Orinda s’mund të jetë më e lumtur se kaq. Moderatorja ka ndarë mëngjesin e disa diteve me pare një video me Atarën në prehër, duke treguar se e vogla ka nisur të qëndrojë drejt pa ndihmën e mamit.

“Kemi filluar të qëndrojmë drejt”, ka shkruar Orinda ku duket e gjithë shtëpia plot ngjyra dhe atmosferën e festave. Që prej momentit të parë kur u bë nënë, Orinda ndau çdo moment të ëmbël me të bijën dhe eksperiencat e ndryshme gjatë kësaj periudhe duke zbuluar se po e shijon shumë.

Atara bën 3-muajshe, dhe qenka kopje si mami Orinda në videon e publikuar!  – Revista Bordo

MË TË LEXUARAT

To Top