Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi u larguan nga Shqipëria në vitin 2017 për tu shpërngulur bashkë me fëmijët në Amerikë. Çifti do të zinin titujt kryesorë të mediave në vend për largimin e tyre plot zhgënjim nga Shqipëria.
Por vetëm pak vite më vonë duket se kjo shpërngulje ka sjellë probleme në jetën familjare dhe Albeu.com njoftoi ndarjen e çiftit.
Kjo bëri që sërish çifti të ishte kryefjalë e mediave dhe jeta e tyre, tashmë Shpëtimi në Shqipëri dhe Mira Konçi në New York të kishte mjaft interes për publikun.
Ndërkohë, natën e Krishtlindjes, Mira Konçi është surprizuar me një dhuratë mjaft romantike, një buqetë gjigante me trendafila shumëngjyrësh të cilin vetë këngëtarja e ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram.