Lajme

(Foto) Tani dëgjohen sirenat dhe njerëzit janë në bodrume/ Kiev ishte një nga qytetet më të bukura të Europës para lüfte

Të dielën e shkuar, Kievi ishte një qytet i zhurmshëm europian me kafe, vepra arti në çdo cep dhe sushi të freskët që shërbehej deri në mesnatë. Sot, 1 javë më pas është kthyer në zonë lu fte.

Nga metropol europian i arteve në zonë lufte: Transformimi i Kievit

Në qytet dëgjohen vetëm zhurma sirenash, goditje, shpë rthime anë e pa anë. Transformimi i qytetit pas s ulmit rus duket gati-gati surreal.

Vetëm para 1 jave parku Dniprovskyy ishte i mbushur me çiklistë dhe vrapues që “shfrytëzonin” diellin për të shijuar aktivitetin fizik në natyrë.

Parku i zbrazur nga trafiku shtrihet në një ishull përtej lumit nga qyteti i vjetër, ku fëmijët janë gjithë kohës duke luajtur, vrapuar apo duke parë rosat teksa notojnë.

Ishin ata, po të njëjtët njerëz që para pak ditësh i shihje të lumtur teksa bënin shopping në dyqanet e Kievit, uleshin në bulevardet kryesore apo darkonin në restorante elegante. Sot, janë fshehur në bunkiere, parkime, apo stacione metrosh për t’i shpëtuar bomb ardimeve.

Në vend që të dilnin jashtë me miqtë, të shijonin diellin dhe natyrën, sot ata po flenë në dysheme, ndoshta të pangrënë, por të fuqishëm mjaftueshëm për të qetësuar fëmijët e për t’i shpjeguar atyre pse nuk mund të shkojnë në kopshte a shkolla.

Pavarësisht shokut dhe vuajtjeve të paimagjinueshme, qytetarët ukrainas po tregojnë vendosmëri dhe t rimëri për t’u marrë shembull.

Nga metropol europian i arteve në zonë lufte: Transformimi i Kievit

MË TË LEXUARAT

To Top