Beatrix Ramosaj është shndërruar në personazhet më të komentuar në mediat rozë. E kjo jo vetëm për shkak të famës si modele e këngëtare por edhe prej pjesëmarrjes së saj në shtëpinë e Big Brother Vip, prej lidhjes së krijuar me Donald Veshajn.
Këngëtarja Ramosaj dita-ditës filloi të afrohej me Donald Veshaj me të cilin nuk vonuan dhe nisën një lidhje pavarësisht situatës që ky i fundit e kishte lënë raportin pezull me moderatoren Bora Zemani. Trekëndëshi Donald-Bora-Beatrix po komentohet ende nga një pjesë e madhe e publikut duke u bërë tema më e përfolur momentalisht.
Por, para se të niste lidhjen me ishin e shoqes së saj Beatrix Ramosaj ka folur edhe për lidhjen që kishte pasur më herët me Ervi Cenollin. Trixa e zbuloi se me të ka vallëzuar gjatë pjesëmarrjes së saj në programin “Dancing with the Stars”.
Çifti kanë qenë të lidhur për tre vite, madje Beatrix i kishte dedikuar edhe një tatuazh me mbishkrim “Forever”. Videot dhe fotografitë nga e kaluara e Beatrixës me Ervin ende mund t’i gjeni në rrjetet sociale.