Ndoshta profesioni i parë me të cilin i prezantohesh publikut nuk është e lehtë të hiqet nga mendja e tyre dhe kjo ndodh me shumë personazhe të famshëm. Njësoj edhe me Turjan Hyskon i cili edhe pse prej vitesh e ka braktisur muzikën, jo rrallë identifikohet si këngëtarë.
Turjan Hysko është prej shumë vitesh tashmë producent, momentalisht i emisionit të humorit “Klanifornia”.
Hysko nuk është aktiv në rrjetet sociale, por një foto nga fëmijëria e tij e ka ndarë për t’i shuar kureshtjen ndjekëve.
“Vizionar”, ka shkruar Turi krahas fotos. Kujtojmë se Turi dhe Orinda, partnerja e tij janë bërë prej një vite prindër të një vogëlusheje shumë të ëmbël.