5 vite më parë nuk e njihte askush dhe ishte thjesht një figurante në klipin e Yll Limanit, Mozzik (madje dhe një detaj këtë të fundit e shoqëronte si asistente në xhirimet e emisionit Shiko Kush Luan). “Madam” ishte kënga që konfirmoi lidhjen e tyre e fill pas kësaj kënge reperja filloi të publikonte këngët e saj, të menaxhohej siç duhej dhe të korrte sukses në Gjermani e jo vetëm.
Edhe pas ndarje e saj nga Mozzik karriera e saj nuk stopoi por ka vijuar më tej në Gjermani madje në Shqipëri ka publikuar këngën “He art At tack” me Noizyn për të cilin po përflitet për një lidhje dhe është parë shpesh në shoqërinë e artistëve të tjerë shqiptarë si Yll Limani, Kida dhe Elvana Gjata.
Por ajo që të bën përshtypje është transformimi i saj edhe në fytyrë. Loredana (sidomos vitet e fundit) ka pësuar një transformim rrënjësor në fytyrë ku duker qartazi prania e botox e filler. Por siç ndodh zakonisht me personazhet publikë shqiptarë kur pyeten për këtë temë, përgjigjia e tyre standarte është “jam rritur e për pasojë më janë fryrë edhe tiparet”…