Getinjo dhe Vivien kanë festuar Shën Valentinin së bashku. Por ky ka qenë Shën Valentini i parë edhe për Getinjon, i cili e ka zbuluar këtë fakt me postimet e fundit në Instagram ku tregon dhuratat që i ka bërë Vivienit.
Getinjo i ka dërguar Vivit një kuti me trëndafila rozë dhe një arush të bërë me trëndafila të bardhë. “Valentini i parë n’jetë”, shkruan reperi.
Në mbrëmje çifti ka dalë për darkë, ku Getinjo ka postuar sërish Vivin duke uruar që t’u shkojë lidhja mbarë.
Ndërsa në një foto të tyre bashkë të përqafuar, reperi ka shkruar: “Përgjithmonë”.