Pas përfundimit te spektaklit të këcimit “Dancing With the Stars”, Elhaida Dani dhe partneri i saj Ledian Agallijaj, kanë nisur pushimet e tyre të para si çift. Dyshja kanë vendosur që të shijojnë pak kohë relaksi, teksa janë “a rratisur” drejt Kroacisë.
Këtë e kanë bërë të ditur vetë Elhaida dhe Ledian përmes postimeve në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.
Elhaida dhe Lediani janë përballur me komentet negative pasi bënë publike lidhjen e tyre. Lediani tha gjatë DWTS se ndjenja e tyre është reale si dhe theksoi se e shkuara e tij ka mbaruar.
“S’e kam bërë nuk e bëra dot, unë kam dashur ta bëj diçka të tillë e menduam të dy dhe thamë jo, nuk e menduam që do të ,merrte këtë lloj përmase, edhe kur është dhënë videoja kemi menduar të ndahej kjo copëz e ta mbanim për vete, kjo është shumë reale, e ndjejmë-njëri tjetrin dhe aq”, tha balerini.
Mirëpo, edhe Elhaida bëri një reagim. Këngëtarja tha se së bashku me Ledianin nuk kanë thyer asnjë kod moral me lidhjen e tyre të dashurisë.