Kiara dhe Luizi janë pajtuar më në fund. Dyshja i kanë sqaruar të gjitha mosmarrëveshjet gjatë një bisede vetëm për vetëm në oborr. Kiara i ka thënë Luizit se e do, por i ka kërkuar të ketë shumë kujdes me sjelljen e tij në vazhdim.
Nga ana tjetër Luizi i ka premtuar se pas asaj që kaluan as nuk e çon ndër mend më diçka të tillë. Ai i ka sqaruar se veprimi i tij nuk kishte si qëllim ta l ëndonte.
Kiara: Ne ose do të ecim përpara bashkë, ose do të na ndajnë. Për të na ndarë, nuk na ndajnë dot se duan të tjerët që të marrim një vendim. Unë nuk dua të bëj çfarë më thonë të tjerët. Mund të më thonë shumë këshilla, unë bëj siç e ndjej vetë. Unë të dua. Por, kam frikë nga ana tjetër. Duhet ta masësh mirë fjalën, veprimin para se ta bësh herë tjetër. E di dhe kam besim tek kjo gjë. Që ti nuk do të na shohësh më në këtë gjendje.
Luizi: Sa më lumturon kur m’i thua këto! Unë thjesht kur e mendoj si shkuan ato ditë, nuk e çoj më nëpër mendje. Por, të thashë nuk e kam pasur për ndonjë gjë të keqe. As të të bëj të ndihesh keq, as të vuash, as të të mund. Të kam pjesë timen. Jam tjetër person kur jam afër teje.
Pas pajtimit Kiara e ka puthur dhe përqafuar.