Prej vitesh Luana Vjollca është në një lidhje dashurie me biznesmenin Krenar Çoçaj, lidhje të cilën janë përpjekur ta mbajnë larg syve të publikut, por nuk ia kanë dalë sot.
E duke qenë se prej një kohe të gjatë nuk ishin fotografuar bashkë nga paparacët, nisën edhe thashetheme se mund të jenë ndarë.
Por përkundrazi me një koment që Krenari i bëri motrës së Luanës, Marinës tregon se lidhja e dyshes është serioze dhe Krenari ka një raport mjaft të mirë me familjen e moderatores.