Rozë

( Foto) U zhvillua në Tiranë, kjo është vajza që u shpall “Miss Globe 2022”

Anabel Payano Pichardo nga Republika Domenikane u kurorëzua “Miss Globe 2022”. Edicioni i 19-të i konkursit ndërkombëtar Miss Globe u mbajt këtë të shtunë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit nën drejtimin e Arjola Shehut.

Shpallet 'Miss Globe 2022', njihuni me vajzën që fitoi

Anabel është 19 vjeç, vjen nga Republika Domenikane dhe është modele profesioniste. Ajo ka sfiluar për marka si Balenciaga, Giambattista Valli etj.

Anamaria Babau nga Emiratet e Bashkuara Arabe u shpall shoqëruesja e parë ndërsa Drita Ziri nga Shqipëria, Thanawan Wigg nga Tajlanda dhe Lam Thu Hong nga Vietnami u shpallën përkatësisht shoqëruese e dytë, e tretë dhe e katërt.

Top 15-shen e përfunduan Heloisa Godinho (Brazil), Sofia Donado (Kolumbi), Nella Cheves Serano (Kosta Rika), Sirel Saad (Estoni), Prisca Abah (Gana), Anastasija Aleksejevska (Letoni), Natasha Stefanovic (Mali i Zi), Chelsea Fernandez (Filipine), Patrycja Krzywon (Poloni) dhe Argi Annisil (Venezuela).

Shpallet 'Miss Globe 2022', njihuni me vajzën që fitoi

MË TË LEXUARAT

To Top