Çifti më i komentuar i këtij viti, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, kanë vendosur të ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale fotot e setit të realizuar në vendin ku bukuroshja Mevlani mori propozimin për martesë sapo u publikuan dhe qenkan “wow”.
Siç e ka thënë edhe vetë Armina në programin “Goca dhe Gra”, prej vitit 2016 kur mori propozimin ëndërronte për këtë moment në Como.
Çifti që duket se vjen nga bota e përrallave me zgjedhjet që kanë bërë e kanë shijuar çdo moment nën objektivin e aparatit. Fustani i Arminës është realizuar nga Alessandra Rich dhe ky nuk është bashkëpunimi i parë mes tyre.