Rozë

(Foto) Yll e bukur ka qenë! Ja si duket aktorja Monika Lubonja kur ishte 19 vjeçe

Monika Lubonja është një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar, ajo ka luajtur shumë role në film dhe teatër, duke lënë gjurmë në aktrimin e Shqipërisë.

Monika gjithashtu është shumë aktive në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here foto të ndryshme.

Pak minuta më parë, ajo është bërë nostalgjike dhe ka postuar në Instagram një foto bardh e zi, në të cilën shfaqet në moshën 19-vjeçare.

Vihet re që koha ka ndalur për Monikën, e cila vazhdon të ruajë të njëjtën hijeshi dhe sharm, që në ato vite, aktorja ka qenë shumë ‘class’ dhe këtë gjë e tregojnë aksesorët e vendosur.

MË TË LEXUARAT

To Top