Rozë

(Fotot) Ajo deri 25 vjeçe nuk kishte të dashur dhe as nuk e…po tani këngëtarja shqiptare e ka gjetur dashurinë, ja kush është bukuroshi

Këngëtarja bukuroshe nga Kosova, Adelina Berisha, i habiti të gjithë katër vite më parë me një deklaratë për “Bluetooth”, ku tregoi se s’kishte qenë asnjëherë e dashuruar.

Instagram Feed - image #2019919 on Favim.com

“Nuk kam asgjë për të thënë. S’kam të dashur dhe nuk kam pasur kurrë një lidhje në jetën time”, tha Adelina, asokohe 25 vjeç.

Mirëpo, vitet kanë kaluar dhe këngëtares duket se ia ka bërë zemra “bam”, pasi lart e poshtë po flitet për lidhjen e saj të re.

“Prive” ka zbuluar se Adelina është në një marrëdhënie dashurie dhe djali që i ka vjedhur zemrën nuk është personazh publik.

Në fakt, është zbuluar edhe identiteti i tij. Ai quhet Denis Tolaj dhe pak përpara se lajmi të përhapej në rrjet, çifti mbante inicialet e njëri-tjetrit në bio-n e Instagramit.

 

MË TË LEXUARAT

To Top