Moderatorja Marina Vjollca na shoqëron çdo të shtunë, me spektaklin “Klanifornia” në Tv Klan. Megjithatë, këtë herë “Klanifonia” do të jepet të enjten, në natën e ndërrimit të viteve.
Lajmin e ka bërë të ditur Marina, me anë të disa postimeve në rrjete sociale. Ajo ka zbuluar se kanë përgatitur një puntatë speciale dhe do të sjellin telenovelën turke “Sulejmani i Madhërishëm.”
Marina ka publikuar disa foto ku shihet e veshur si sulltanesha Hyrrem. “Kush e ka pare sulltaneshen Hyrrem le te ngreje doren? 31dhjetor”, ka shkruar moderatorja.