Indrit Bajraktari, 25-vjeçari ië arres tuar nga Pol icia pas vdek jes së 17-vjeçares Enisa Doda në plazhin e Velipojs rezulton të jetë i martuar në Angli.
Kjo është zbuluar nga një vajzë, e cila mban emrin Almudena e pretendon se është e martuar me të që në vitin 2019.
Ajo ka kontaktuar me redaksinë e Syri.net, duke treguar për lidhjen dhe martesën me Bajraktarin, duke dërguar dhe fotot mes të dyve.
Sipas mesazheve, Indrit Bajraktari ka qenë në lidhje dashurie me Almudena Bajraktarin që nga data 18 janar 2017.
Ata u martuan me 18 prill 2019 dhe kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe thuhet se ajo është shtatzënë. Indriti i tha gruas së tij se ai do të vizitonte vetëm familjen e tij.
Ata jetojnë në Londër së bashku edhe sot e kësaj dite. Aj nuk ka dhënë detaje nëse do të vijë në Shqipëri për të parë burrin e saj pas informacioneve që ka marrë në lidhje me ngjarjen e Velipojës.