Dy vite më parë aktori turk Engin Altan Duzyatan u bë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij Neslisah solli në jetë një vajzë të cilën çifti e quajtën Alara.
Ditën e djeshme Alara kishte ditëlindjen e në këtë ditë të veçantë Engin, i njohur si “Ertugrul” nga seriali i famshëm historik, kishte përgatitur një festë përrallore.
Disa pamje nga festa i publikoi vetë aktori dhe bashkëshortja e tij. “Gëzuar ditëlindjen bebja ime”-shkruan “Ertugrul” në foton ku shihet duke mbajtur vajzën në krahë, në ambientin e rrethuar me tollumbaca e zbukurime.
Në një postim tjetër aktori tregon tortën gjigante shumë të këndshme për ditëlindjen e së bijës.