Arbana Osmani pritet të bëhet nënë për herë të dytë së shpejti dhe trupi i saj ka pësuar ndryshime gjatë shtatzënisë.
Për të gjithë ata që janë kureshtarë të shohin se si duket moderatorja në muajin e fundit të shtatzënisë, “Panorama Plus” ka sjell këto foto paparazzi.
Ky është fëmija i saj i parë me të dashurin, regjisorin Eduart Grishaj. Gjatë gjithë muajve të shtatzënisë, ajo ka qenë mjaft aktive me udhëtime të shpeshta dhe video ku eksperimentonte me gatimin, pasionin e saj të madh.
Ndërkohë që pritjes së ëmbël po i vjen fundi, duket se pasi djali të vijë në jetë, Arbana ka plane për ceremoni dasme dhe hapjen e biznesit të saj, që do të jetë një restorant luksoz.