Këngëtarja e njohur, Soni Malaj ka ndarë së fundmi një moment plot dashuri me vajzën e saj, Ana.
Soni ka publikuar në ‘Instastory’ një foto ku shihet duke përqafuar te voglën, duke shkruar krah saj: “Dashuri pa kushte”. Nga pamja që këngëtarja ka ndarë duket se shumë shpejt Ana do të arrijë gjatësinë e mamit, e cila duhet të jetë shoqja më e mirë e saj.
Kujtojmë se Soni ka vendosur të ndajë shumë pak momente nga jeta private në llogarinë e saj, megjithatë nuk mund të qëndronte pa e ndarë me të gjithë ndjekësit përqafimin më të bukur të ditës.